Protesta e opozitës (tashmë) ekstra-parlamentare rrezikon ditë pas dite të ngecë.
Pas bujës fillestare, të shkaktuar nga përpjekja e zhurmshme për të su.lmuar Kryeministrinë në protestën e parë të 16 shkurtit dhe pas vendimit, po aq të bujshëm, për të djegur mandatet parlamentare, fi.shekët në dispozicion të opozitës duket se po mbarojnë dalëngadalë.
Ashtu sikurse ndodh me një festë të Vitit të Ri, në fund të spektaklit të fishekzjarreve, jeta kthehet me ngadalë në rutinën e saj.
Basha dhe Kryemadhi duket se i kanë konsumuar, në pak ditë, e të gjitha sëbashku, “armët” në dispozicion të tyre dhe tani duhet të mbajnë gjallë një betejë të rezistencës, e cila rre.zikon të jetë e gjatë dhe rraskapitëse, pa patur një ”diçka” që ta ofrojnë në një tryezë negociatash të mundshme.
Ultimatumet në politikë nuk rezultojnë kurrë fitues, në rast se nuk ke mbajtur në dorë edhe diçka që të lëshosh: p.sh. t’i mbanin mandatet parlamentare, duke bërë vetëm kërc.ënimin se do t’i digjnin, kjo mund të ishte një lëvizje më efikase se sa të nxitonin t’i dorëzonin. Por tani që opozita nuk ka më armë për të përdorur përveç protestave, ajo është e detyruar të presë, edhe pse koha nuk ecën në favor të saj dhe kjo, për disa konsiderata.
1. Konsiderata e parë dhe më evidentja është se, pa elementë të rinj për të hedhur mbi tryezë, akuzat për lidhje me ba.ndat, të bëra deri tani, fillojnë të duken si letra të vjetra, që nuk i bëjnë përshtypje askujt. Të përsëritësh pa fund historinë e shtatë faqeve përgjimesh të dosjes 339 (ku, në të vërtetë, ka edhe mijëra dokumenta të tjerë, për të cilat ende nuk dihet asgjë), apo të shpallësh pa fund mbërritjen e provave të reja, që, në të vërtetë, s’po duken, nuk shërben për të bindur skeptikët, ndërkohë dhe lodh militantët.
I pëlqen apo jo opozitës, ato faqe të publikuara deri tani nuk janë një provë e mjaftueshme për të marrë të pandehur Vangjush Dakon (pra më pak se kurrë Edi Ramën, i cili në përgjimet nuk del asnjëherë), sikurse e kuptoi prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla, që e kishte në duar dosjen 339 që prej dy vitesh, pa mundur të urdhërojë asnjë arr.estim.
Në të vërtetë, sikurse ka theksuar edhe komuniteti ndërkombëtar, ato nuk janë prova as edhe për të vënë në diskutim legjitimitetin e zgjedhjeve të vitit 2017, të cilat vetëm në zonën e Durrësit u fituan nga PS me 29.903 vota diferencë ndaj PD-së: 30.000 vota të siguruara nga kr.imi? Kush mund ta besojë? Pikërisht për faktin se dosja 339 po e ezauron forcën e saj propagandistike, që nga dita e djeshme PD ka filluar të citojë një dosje tjetër, dosjen “184”.
Por nëse ekziston dhe se çfarë përmban kjo dosje e dytë, këtë nuk e di njeri. Rre.ziku i një “Babale”-je tjetër mbetet gjithnjë pas portës për një forcë politike, e cila bazon një pjesë të madhe të propagandës së saj mbi gënjeshtrën.
2. Një tjetër shtyllë e protestës së opozitës është pikërisht legjitimiteti i zgjedhjeve të 2017-ës. Përderisa rezultatet u çertifikuan nga Komisioni Qendror Zgjedhor, i cili kontrollohej nga një mazhorancë PD-LSI (në të vërtetë, PD kontrollonte edhe 50% të qeverisë, duke përfshirë ministrinë e Brendshme), Basha dhe Kryemadhi kanë cituar vazhdimisht, në mbështetje të pretendimeve të tyre për mashtrime, një raport të OSBE-ODHIR-it, ku vëzhguesit ndërkombëtarë paskeshin thënë se 20% e votave ishin manipuluar. Por gënjeshtra e tyre zgjati pak, pasi për të gjithë tashmë është e qartë se fjala ishte për një falsitet tjetër.
Në fakt, nuk ekziston asnjë raport nga OSBE-ODHIR, apo ndonjë raport tjetër i ndërkombëtarëve, me ato të dhëna, por vetëm studimi “Inform”, i realizuar nga OJQ-ja shqiptare “QKHA” (Qendra e Kërkimeve Historike dhe Antropologjike), e cila, me fondet Horizont 20-20 të Bashkimit Evropian, ka realizuar një raport etnografik mbi klientelizmin e politikës në Shqipëri: 20.6% e 35 personave të intervistuar gjatë kërkimit (gjithë-gjithë 35 vetë!) thotë se ka parë që, në 25 vjet pluralizëm, në Shqipëri ka patur shit-blerje të votave.
Një e vërtetë kjo, e cila, për fat të keq, prej dekadash është në sytë e të gjithëve. Raporti i vërtetë i OSBE-ODHIR-it mbi zgjedhjet e 2017-ës (ashtu si dhe raporti i Parlamentit Evropian) në të kundërt pohon se, ndonëse me problemet e zakonshme, zgjedhjet ishin të lira e demokratike dhe, madje, më të mira se ato të 2013-ës, të cilat PD-ja gjithnjë i ka njohur si të ligjshme. Sqarimi përfundimtar i asaj se nuk ekziston asnjë raport ndërkombëtar që të denoncojë 20% mashtrime, i krijon një krizë në sytë e opinionit publik besueshmërisë së shtyllës kryesore të protestave.
3. Koha e lodh protestën e PD e LSI edhe pse, ndërkohë, karriket e lëna bosh nga opozita në Kuvend po mbushen sërish. Deri tani, janë 13 deputetët e PD dhe LSI, të cilët nuk kanë refuzuar mandatin, apo që kanë pranuar ftesën e KQZ për të zëvendësuar të dorëhequrit, por dihet mirë që edhe të tjerë do të vijnë.
Nga 141 kandidatët e pranishëm në listat e PD-së, deri tani 13 prej tyre nuk e kanë refuzuar zyrtarisht këtë funksion dhe, nga 104 kandidatë të regjistruar në listat e LSI-së, janë 42, që nuk kanë refuzuar mandatin. Rr.eziku për Bashën dhe Kryemadhin, pra, është se, pas disa javësh, Kuvendi do të ketë përsëri në sallë një opozitë të re: kjo nuk zgjidh aspektin politik të krizës, por shërben për të treguar se beteja e ndërmarrë nga dy liderët nuk gjen përkrahje as brenda partive të tyre. Një akt mosbesimi ky ndaj lidershipit, i cili u shtohet kritikave shumë të ashpra të bëra nga komuniteti ndërkombëtar dhe mbështetjes ndërkombëtare që mori qeveria.
E vënë me shpatulla pas muri nga vetë lëvizjet e saj, ndërkohë që data fatale e 16 marsit po afron, opozita rre.zikon të ketë para saj vetëm dy rrugë: ose të armatoset me durim (dhe me militantë shumë besnikë) e të fillojë një maratonë rraskapitëse protestash paqësore, që mund të zgjatë me muaj, e ndoshta me vite, e që nuk është e thënë të sjellë ndonjë rezultat, edhe pse, ndërkohë, forca të tjera politike të opozitës përgatiten të zbresin në fushë.
Ose të radikalizojë protestat dhe të nxitë një përshkallëzim të dh.unës. Një hipotezë kjo, të cilës i druhet edhe komuniteti ndërkombëtar, i cili po përgatitet të nxjerrë nga sirtaret atë që quhet “receta ‘98”, domethënë listën e kundërmasave, që diplomacia vuri në zbatim saktësisht 21 vjet më parë pikërisht kundër Partisë Demokratike të Sali Berishës, në përgjigje të tentativës së grushtit të shtetit, të bërë në shtator, pas vr.asjes së deputetit Azem Hajdari.
Një recetë e ash.për, që e dë.noi me shtatë vjet dëbim forcën kryesore të opozitës. Tubimi i 16 marsit mund të ishte data fatale për të kuptuar se cilën rrugë kanë zgjedhur për të ndjekur PD dhe LSI./Nga Carlo Bollini (Shqiptarja)