Dorëzohet Qeveria e Spanjës, njeh simbolet shtetërore të Kosovës


Një lajm shumë i mirë për sportin e Kosovës sapo ka ardhur nga Spanja. Qeveria e këtij vendi ka marrë vendim që tani e tutje të mos e përziejë politikën në sport.

Qeveria spanjolle është dorëzuar para kërc.ënlmit të vazhdueshëm të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), të cilët kërc.ënuan Spanjën që nëse nuk garantojnë se do të lejojnë sportistët e Kosovës të garojnë të barabartë me shtetet tjera në garat ndërkombëtare të organizuara në territorin e këtij vendi, nuk do t’ua japin organizimin e asnjë gare ndërkombëtare.

Menjëherë gjatë ditës së sotme është mbledhur Qeveria e Spanjës, e cila ka vendosur që tani e tutje krahas pjesëmarrjes në gara të sportistëve të Kosovës, t’i lejojë të garojnë edhe me flamurin e Kosovës dhe himnin e vendit tonë.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Spanjës me shpresën se një vendim i tillë do të merret edhe nga vendet tjera të cilat nuk e njohin Kosovën.

“IOC dhe Komiteti Olimpik i Spanjës dëshirojnë të shprehin publikisht kënaqësinë e tyre të thellë me vendimin e marrë sot nga Qeveria Spanjolle lidhur me pjesëmarrjen e sportistëve të Kosovës në garat ndërkombëtare në Spanjë.

Me këtë vendim të komunikuar sot nga Ministria e Punëve të Jashtme, Bashkimi Evropian dhe në bashkëpunim me Josep Borrell, Qeveria e Spanjës do t’u sigurojë delegacioneve sportive të Kosovës të garojnë në Spanjë me vizën përkatëse dhe do t’i autorizojnë ata të përdorin simbolet e tyre kombëtare, himnin dhe flamurin në përputhje me protokollin olimpik”, thuhet në njoftimin e lëshuar për media nga IOC.