“Do të jap virgjërinë time po më…”, 15-vjeçarja nga Berati ofrohet për para, arsyeja është e trishtë


Dëgjojmë shpesh raste kur të rejat ofrojnë trupin e tyre vetëm për para, në mënyrë që të kalojnë disa ditë me bukë, vetëm e vetëm se nuk kanë asnjë burim tjetër të ardhurash.
Raste të tilla janë të trishta, por me situatën aktuale në vendin tonë, kjo gjendje mund të vazhdojë edhe për shumë kohë.

Të reja adoleshente detyrohen të shesin veten tek cilido që i del para për të siguruar jetesën duke mos e menduar gjatë se në duart e kujt mund të bien.

Një fenomen i tillë mund të rezultojë që këto të reja duke mos qenë të vetëdijshme për atë që po bëjnë, mund të përfundojnë prostituta në rrugët e Italisë e të përfshihen në ngjarje më të rënda duke përfunduar në faqet e para të lajmeve.

Personat që shfrytëzojnë të miturat për prostitucion ruajnë raste të tilla për të hyrë në veprim.

Rasti që do paraqesim më poshtë është një rast ndërgjegjësues për t’i udhëzuar këta të rinj me sa të kemi mundësi e t’u hapim sytë, t’i udhëzojmë cila është rruga e drejtë për të ndjekur sado e vështirë të jetë ajo.

Një vajzë 15-vjeçare nga Berati ka kontaktuar rastësisht me një djalë në “Facebook” dhe i ka kërkuar ndihmë këtij të fundit, pasi nuk ka mundësi financiare.

Ajo është e gatshme të shkojë edhe më tej vetëm për të siguruar atë që do, një kartë për ta shitur e për të siguruar jetesën e disa ditëve.

Djali i cili ka zhvilluar bisedën me vajzën shprehet se:

Beni dicka sa nuk ka perfunduar te ndonje pedofil. Mire shteti qe as nuk do tja dije per ne. Nuk di cfare te them vella nuk di ku ta drejtoj. Une kam situate shume te veshtire. Ju lutem nese do mundeni mos e lini te perfundoje ne duart e pedofilave. Une kam mbesa vet dhe e mendoj sikur eshte mbesa ime.