E reja iu nënshtrua një procedure estetike të liposucionit ditën e hënë
Arenc Hasalla, vëllai i 28-vjeçares që vdiq ditën e djeshme në Spitalin Amerikan në Tiranë, ka thënë se do të marrë hak për të motrën.
“Motra vuante nga kanceri dhe s`duhet ta kishin operuar, pasi kartelën e kishin,” u shpreh ai për Breaking në Top News.
E reja 31-vjeçare, Irida Hasalla, ka ndërruar jetë tragjikisht ditën e djeshme në Spitalin Amerikan II pas një ndërhyrje estetike për rënie në peshë.
E reja iu nënshtrua një procedure estetike të liposucionit ditën e hënë, ndërsa të martën pësoi trompozë dhe ndërroi jetë.
Por sipas familjarëve 31-vjeçarja nuk duhet të operohej pasi njëkohësisht kurohej për kancerin në mitër në Belgjikë.