Djali fiton 61 mijë euro, konkurrentja braktis garën sepse bie në dashuri me të


Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në emisionin e Gerry Scotti “Caduta Libera”, pasi dy konkurrentët që kanë mbetur në finale, kanë rënë në dashuri gjatë lojës.

Djali i quajtur Nicolo Scanzi është shpallur fitues i lojës dhe mori çmimin prej 61 mijë eurosh sepse konkurrentja e tij është tërhequr nga gara pasi ra në dashuri me të dhe i dha një puthje në sy të të gjithëve.

Moderatori i emisionit u shpreh i habitur dhe njëkohësisht i emocionuar teksa shpjegoi se kjo gjë nuk kishte ndodhur asnjëherë në spektaklin e tij, i cili transmetohet prej vitesh. Gjithashtu Gerry ka uruar çiftin duke u shprehur se shpresonte që kjo lidhje të zgjaste përgjithmonë.