Divorci i shekullit, i jep gruas një jaht prej 500 milionë dollarësh


Duhet ti japë ish-gruas një jaht prej 500 milionë dollarësh, pas divorcit. Bëhet fjalë për një miliarder rus me origjinë azere, i cili jeton në Londër, Farkad Akhmedov.

Është kjo ajo që ka vendosur gjykata e Haddon-Cave, në kuadër të atij që është cilësuar si divorci i shekullit, për shkak të shifrave të larta të ndara.

Gjyqtari konkludoi që Akhmedov, 62 vjeç, ka bërë taktika jo korrekte për të fshehur pronat e tij dhe ka një sërë kompanish off shore, dhe gjithçka e ka bërë për të mos i dhënë pasuri ish-bashkëshortes, Tatiana Akhmedova, 41 vjeçe, me të cilën ka dy fëmijë.

Akhmedov, emri i të cilit është përfshirë në listën e miliarderëve rusë që do hetohen, e kishte blerë jahtin “Luna”, i dyti më i madh në botë që shërben për udhëtimet kroçerë në Dubai.

Ky jaht ka një sistem antiraketë, dy helikopterë, një mini nëndetëse dhe një pishinë 20 metra. Ndërkohë vitin që lamë pas, gjykata vendosi që Tatiana të merrte 453 milionë sterlina, ose 41.5% të pasurisë së vlerësuar prej 1.3 miliardë sterlinash, shkruan noa.al.

Por Tatiana, e denoncoi sërish ish-bashkëshortin, duke thënë se nuk kishte marrë asgjë çfarë i kishte caktuar gjykata, ku pak ditë më parë, u vendos që asaj ti kalojë edhe jahti 500 milionë dollarësh. /a.y/noa.al