Disa nga rastet më të çuditshme se si kanë vdekur disa njerëz


Kur një burrë kishte gjakderdhje, familjarët e dërguan shpejtë në urgjencë, që në fillim fajtori dukej të ishte një plagë nga një thikë. Por, kur mjekët e trajtuan plagën, ata kuptuan se gjakderdhja nuk po ndalej dhe se ajo vinte nga mbrapa.

Pasi e rrotulluan pacientin, ata zbuluan se sulmuesi i tij ia kishte futur një poç elektrik në anus, para se ta therrte me thikë. Ky është një objekt veçanërisht i vështirë për t’u hequr, dhe ai vdiq nga shoku septik pas procedurës.

2. Nga sasia e madhe e hekurit në trup

Një burrë vdiq në të pesëdhjetat e tij pas një sëmundje disa ditëshe. Të gjithë menduan se vdiq nga sulmi në zemër, por ai në fakt ishte duke vuajtur nga hemokromatoza, një sëmundje e rrallë e cila bën që trupi të absorbojë shumë hekur kur hani. Në këtë rast, sasia e tepërt e hekurit ia shkatërroi atij mëlçinë dhe bëri që venat e tij të bllokohen. Ai vdiq ngadalë nga gjakderdhja e brendshme, transmeton GazetaExpress.

3. Nga kapsllëku

Kur bëheni kaps, është mirë që të pini diçka për ta lehtësuar procesin, në vend se të provoni vazhdimisht të dilni jashtë. Pasi që nëse keni një zemër të dobët, mund ta pësoni shumë lehtë. Kjo është ajo çfarë i ndodhi një burri. Ai ishte bërë kaps dhe kishte tentuar vazhdimisht që ta kryente nevojën, duke ‘shtyer’ shumë dhe duke bërë që gjaku t’i shpërthejë nga brenda.

4. Nga kafsha shtëpiake

Sipas doktorëve, macet dhe qentë provojnë t’i hanë pronarët e tyre 45 minuta pasi të vdesin, nëse janë vetëm me ta. Kështu i ndodhi një gruaje të moshuar. Ajo pësoi sulm në zemër, i cili nuk e vrau por vetëm bëri që asaj t’i binte të fikët për disa minuta.

Në kohën kur ajo u gjet, qeni i saj kishte filluar t’a hante.