Këtë javë është diplomuar “Supermbesa” e ish-kryeministrit Berisha.
Ajo ka përfunduar studimet e larta në një prej universiteteve private, ndërkohë që në ditën e diplomimit të pranishëm kanë qenë edhe dy prindërit e saj, Argita Malltezi dhe Jamarbër Malltezi. Por teksa ka përfunduar studimet e larta në një universitet privat me një kosto që jo çdokush e përballon, prindërit e saj kanë menduar që ajo të studiojë jashtë shtetit.
Në një komunikim me miqtë e tij në Facebook, Jamarbër Malltezi duket se po mendon që vajzën ta dërgojë në një universitet jashtë shtetit, fat që jo ccdokush e ka sado i talentuar që të jetë.