Dimri vjen “fuqishëm”, çfarë rezervon moti në ditët në vijim


Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga një qendër me presion të ulët atmosferik, i cili ka sjellë reshje shiu intensive në vendin tonë dhe Kosovë. Sot moti do të vijojë i paqëndrueshëm me reshje me intensitet mesatar dhe reshje bore në zonat malore.

Era do të jetë me drejtim verilindje me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 2,0 deri në 2,5 metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 2/9°C

Zonat e ulëta 7/16°C

Zonat bregdetare 10/16°C.