Dhimbja dhe vetmia e një nëne: Mendoj të hldhem nga paIIati, por s’dua të shqetësoj fëmijët


Si çdo të premte, emisioni BOOM në rubrikën ‘Shqipëria pa filtra’ sjell histori të dhimbshme njerëzore.

Flutura Asllanaj është një e moshuar 64-vjeçare, e cila jeton në Vorë. Çdo gjë në jetën e saj kishte një rrjedhë normale derisa bashkëshorti iu nda nga jeta.

Ka 2 muaj që në derën e të moshuarës nuk troket më njeri, mes lotësh ajo thotë që katër fëmijët kanë jetën e tyre dhe nuk kanë mundësi të vijnë për ta parë.

Por dhimbjes shpirtërore, i shtohet edhe ajo fizike pasi e moshuara vuan nga sëmundja e parkinsonit dhe osteoperoza.

Të ardhurat e vetme janë vetëm pensioni 10 mijë lekë, i cili nuk është i mjaftueshëm për ilaçe. Me duart që i dridhen dhe me lot në sy e moshuara thotë se shpesh ka tentuar t’i japi fund jetës, ndërkohë që gjithçka që ka nevojë është një ngrohëse dhe një dyshek që të mund të shtrije trupin që i dridhet gjatë gjithë kohës si pasojë e sëmundjes.

‘Kam 4 fëmijë, janë të martura. Vetë jam e sëmurë, me osteoporozë dhe parkinson, po dridhem si q en. Unë nuk vesh dot çorapet e mia me dridhen duart.

Une shkoj ngrohem të komshia, se nuk më punojnë duart të ndez bombulën e gazit. Nuk kam një dyshek, ky është krevati. Flej mbi dërrasa ca të bëj me 10 mijë lek pension, buke nuk ha dot.

Nganjëherë më mërzitet shpirti dhe them të hidhem nga kati i 5-të, por prap frenohem që mos shqetësoj fëmijët’, u shpreh Flutura Asllanaj.

E vetmja që i vjen në ndihmë është komshija e saj, e cila i lan rrobat, i sjell il açet dhe i jep ushqim.

BOOM bën apel që kush ka mundësi të ndihmojë nënë Fatimen, e cila vuan nga varfëria dhe sëmundja.