Jeff Althoff surprizon nusen e tij të re Jenna me një anëtar të ri të familjes. Nga Shannon B.
Kur çiftet i japin njëri-tjetrit dhuratat në ditën e tyre të dasmës, zakonisht është diçka e thjeshtë, si një letër romantike ose një gjerdan i ri për të zh.dukur rreshtin. Megjithatë, Jeff Althoff nuk kishte në mendje një ide të thjeshtë kur vendosi të habiste nusen e tij.
Ai doli para të gjithë mysafirëve të tyre të dasmës dhe pranoi se ishte shumë i emocionuar për atë qe do thoshe. Nusja e tij e re, Jenna, priste pranë tij duke buzëqeshur ndërsa ai e filloi fjalimin e tij. Ajo nuk kishte asnjë ide se çfarë do të ndodhte më pas.
Jeff tha, “Jenna unë kam vendosur të të jap një dhuratë martese që është posacërisht për ty – dhe nuk është e lidhur me asgjë gjuetie apo peshkimi. Është gjithçka që ti ke dëshiruar.”
Jenna, e cila tashmë po pyeste veten se çfarë mund të ishte kjo befasi ngeli më shumë e hutuar kur Jeff shtoi se dhurata e tij tani do t`i bënte ata një familje prej tre vetësh.
As Jeff as Jenna nuk kishin ndonjë fëmijë para martesës, kështu që Jeff nuk kishte pse t`i thoshte të ftuarve se martesa ishte më shumë se dy njerëz që po mblidheshin së bashku. Jenna gjithashtu nuk ishte shtatzënë, kështu që Jeff nuk po i referohej një fëmije. Pamja e hutuar në fytyrën e Jennës e ilustron ngatërresën e saj.
Por pastaj Jeff i tregoi dicka me gisht nusen e tij të re pikërisht pas kurrizit të saj , duke e bërë atë të kthehej. Dhe kur Jenna u kthye, konfuzioni në fytyrën e saju shndërrua në gëzim dhe lumturi
Një nga mysafirët e dasmës solli një qenush për Jennën. Nusja ishte e befasuar krejtësisht dhe padyshim e gëzuar që burri i saj i kishte dhënë asaj një qenush të verdhë labrador 14-javësh.
Si një nofkë e bukur, Jeff tashmë e kishte quajtur konen “Bear”. Ai shpjegoi se Jenna me pëekëdheli e therriste atë gjithnjë “Big Bear” dhe ai e therriste Jennën “Little Bear”, ndaj që emri i qenit u përshtat në mënyrë të përsosur. Dita e saj e dasmës tashmë është një ëndërr e vërtetë për pothuajse çdo nuse.
Jo vetëm që nusja arrinte të martohej me njeriun e ëndrrave të saj, por gjithashtu mori edhe qenushën që kishte dashur gjithmonë të kishte. Jenna mbajti mbi qenush për një kohë të gjatë ndërsa të ftuarit e tjerë dolën për t’i dhënë njëfarë dashurie. Nuk kishte asnjë person të vetëm në atë dasëm që nuk buzëqeshi pas deklaratës të cuditshme që bëri Jeff. Jeff gjithashtu kishte një buzëqeshje të madhe në fytyrës e tij pasi bëri realitet një nga ëndrrat e nuses së tij.
Pershtati: © gatuajshendetshem.com