Ndodh shpesh që të shohim penallti të akorduara në mënyrë qesharake, por në Serbi në duelin mes Spartakut dhe Radniçkit, arbitri i ka kaluar të gjitha limitet.
Gjyqtari Srdjan Obradoviç dha një penallti absurde për prekje topi me dorë në favor të ekipit të Spartak, duke e ndihmuar të merrte fitoren 2-0 që i siguroi vendin në Ligën e Europës në sezonin e ardhshëm.
Pas akuzave për gjykim të njëanshëm dhe pasi pamjet filmike treguan gabimin e rëndë, i cili çuditi edhe futbollistët e Spartak, policia e Beogradit ka shoqëruar në komisariat gjyqtarin. Ai është marrë në pyetje nga policia për të zbuluar prapaskenat e këtij vendimi, pasi të gjithë janë të sigurt se nuk mund të jetë thjesht gabim njerëzor.