Një studente e Universitetit “Fan.S.Noli” denoncon dhe apelon përabuzimin seksual që i bëhet një shoqes së saj.
Studentja në një farë mënyre ka kërkuar ndihmë me denoncimin e saj në një seminar të organizuar për dhunën në familje.
Ajo solli shembullin se si mbi shoqen e saj abuzohet nga një person i ritur që vazhdon ta mbajë në tutelë.” Shoqja ime është nga një fshat këtu pranë Korçës” deklaroi studentja ndërsa pohoi edhe fshatin që për etikë nuk po e publikojmë.
Sipas saj, abuzimi seksual me shoqen e vet ka nisur rreth 6 vite më parë. Babai i vajzës ja ka besuar për shoqërim vajtje-ardhje nga Korça fëmijë një shoku të vet.
Ky i fundit, duke përfituar nga miqësia familjare dhe mirbesimi ka abuzuar me vajzën e mikut të tij. Studentja që denoncon rastin tha se shoqja e saj shantazhohet në forma të ndyshme për të mos e treguar këtë abuzim apo të shpëtojë prej tij.