Deklarata e Florit ‘E dua sepse është e vetmja që qëndroi kur të gjithë u larguan…


Kantautori i njohur Flori Mumajesi tashmë prej shumë vitesh ka treguar se është një makineri hitesh.

E viti që po lëm pas ishte pa asnjë dyshim viti i tij. Pasi mori kupën e “Kënga Magjike 2018”, një javë pas fitores me këngën “Plas” ai ka publikuar një tjetër projekt. Është “Mori” një bashkëpunim me Getorar Selimin dhe Brunon.

Por le të ndalemi pak tek postimi i fundit i këngëtarit në Instagramin e tij. Ai ka publikuar një foto ku tregon mjaft mirë lidhjen e fortë që ai ka me muzikën dhe sigurisht lë të kuptojë që ajo do të jetë pjesë e tij gjtihmonë.

“Dikush më pyeti? Pse e do kaq shumë muzikën? Unë iu përgjigja: “Sepse është e vetmja që qëndroi kur të gjithë të tjerët u larguan”.

E me dashurinë e madhe që ka për muzikën shpresojmë që Flori të vazhdojë të prodhojë hite të cilat bëhen pjesë e jona dhe e çdo përjetimi tonin vetëm me një të dëgjuar.