Danjeli e pranon publikisht: Ja pse jam ndarë nga Fotinia


Ndërsa pritej prej muajsh që ata të organizonin dasmë, çifti fitues i Big Brother 9 është ndarë.
Ka qenë vetë Danjeli ai që ka konfirmuar ndarjen nga Fotinia përmes një postimi në Insta Story.

Ata u dashuruan dhe madje u martuan brenda këtij reality show dhe ishin çifti i vetëm i atij edicioni që mbijetuan edhe pas daljes. Por me sa duket edhe dashuria e tyre që siç e deklaruan shumë herë se do të ishte e përjetshme, ka marrë fund.

Në postimin e tij Danjeli ka shkruar:

Janë disa arsye përse unë dhe Fotini kemi vendosur të ndërpresim këtë lidhje duke gëzuar respekt për çdo të mirë dhe të keqe që kemi kaluar së bashku dhe sigurisht për njëri-tjetrin. LAFODA.”
Dyshimet e para lindën kur çifti mbylli llogarinë e përbashkët të Instagram derisa dje më në fund u pranua prej ish-banorit!