Dalin pamjet nga lart, ja sa persona ishin sot në protestë para Parlamentit (Fotot)


Agjencia fotografike LSA ka publikuar imazhet e protestës së ditës së sotme para godinës së Parlamentit.

Në foto shihet pjesëmarrja masive e qytetarëve, ndërkohë edhe masat e policisë, e cila e kishte rrethuar Kuvendin në të gjithë perimetrin e saj.

Nga fotot nga ajri dallohen 6 kordonët e policisë dhe radhitja e efektivëve, nga ata me veshje normale, tek veshjet me skafandra.

Por gjithë kjo përgatitje madje dhe telat me gjemba rezultuan të panevojshme, pasi gjatë protestës nuk u hodh asnjë shashkë apo asnjë gurë.