Cuditë nuk mbarojnë në Shqipqri, dhe ato janë nga m të ndryshmet. Së fundmi në emisionin “Me Zemër të hapur’’ të televizionit News 24 një një grua 63 vjecare me djalin e saj është drejtuar aty pasi mikja e familjes së saj e ka mashtr*ar 2 vjet më parë.
Familja ka marrë në vitin 2017 një kredi prej 5 milionësh lekësh.
I ftuar në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24, Denis Greva tregoi arsyet pse i besuan mikeshës së shtëpisë. “Na jos*i me 300 mijë lekë të vjetra ajo meqë ishim pa punë. Nuk e dinim çfarë rre.zikonim, unë jam një njëri me 8 vjeçare jo politikan në karrierë. Ngaqë s’kemi shkollë ndodhin këto. Edhe unë dhe mami jemi me tetëvjeçare. Pastaj më tha edhe oficeri i kredisë që të firmosja pa problem se do paguajë kjo zonja”,- tha Greva.
Situata për këtë familje është bërë e papërballueshme, në njërën anë mikesha e tyre është zhdukur dhe në anën tjetër kjo familje është e papunë, pra rezulton pa të ardhura.
“Unë jam hallexhi, dal në rrugë shes ndonjë rrobë. Ja ku më keni ju thashë atyre të bankës, më merrni më çoni jashtë shtetit të heq ndonjë v.eshkë se s’kam si e laj kredinë”,- thotë ai.
Nisur nga kjo problematikë 36 vjeçari ka bërë kallzimin në polici dhe kjo e fundit e ka çuar çështjen prej muajsh në Prokurori, por ende sot e kësaj dite prokuroria nuk ka dhënë asnjë përgjigje.