Para pak ditësh, sinoptikanët parashikuan se fundjava do ishte me diell, por Meteoalb, ditën e sotme ka lajmëruar se sonte në mbrëmje pritet të rikthehen vranësirat dhe reshjet e shiut.
Edhe e shtuna mbetet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta deri vonë në mbrëmje kur priten rrebeshe shiu në veri dhe gradualisht gjatë natës, në të gjithë vendin.
E diela, paraqitet me shira të përkohshëm deri vonë pasdite kur pritet përmirësim gradual i motit në pjesën më të madhe të territorit, por shira afatshkurtër mbeten prezent në zonat perëndimore.
Temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm sot dhe të shtunën duke variuar nga 4 në 27°C, por e diela si pasojë e shirave në vend, sjell rënie me 3- 4°C në gjithë territorin.
Era paraqitet problematike gjatë të shtunës.