Jeta e Enver Hoxhës dhe familjes së tij, prej vitesh ka qënë një mister për popullin shqiptar. Gjatë viteve të komunizmit, shumë pak gjëra dihej se çfarë ndodhte brenda vilës së Enver Hoxhës.
Edhe pse komunizmi është rrëzuar prej 27 vitesh, ende shume shqiptarë nuk e kanë parë sesi jetonte Hoxha. Këto foto janë siguruara nga gazeta Dita para pak kohësh.
Sipas kësaj gazete, çdo gjë është ashtu siç familja Hoxha e la në momentin që u shpërngul, të paktën kur u shkrepën këto foto.
Për të pranishmit u hap vetëm një pjesë a katit të parë dhe të dytë, disa ambiente të tjera u ruajtën dhe mbetën ende të mbyllura.
Në fakt, këto foto janë realizuar kur disa artistë intërpretuan veprën ‘Perdja e hekurt’, një vepër artistike, e cila ishte konceptuar si një proces individual i artistëve në raport me të kaluarën.