Videoja e një qeni, që kujdeset për pronaren e tij të vogël në një avion, është bërë virale në rrjet.
Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë një qen të racës Malamute që qëndron pa lëvizur, duke u sjellë si një djalë i mirë që është, në sediljen e një avioni.
Bashkë me të është edhe pronarja e tij me nevoja të veçanta, për të cilën ai e ka detyrë të kujdeset.
Qeni, që i la të gjithë pasagjerët pa fjalë, është i stërvitur dhe i kualifikuar si kafshë që ofron suport emocional.
Miku me katër putra i vajzës së vogël është gjithashtu i aprovuar nga specialistët që të fluturojë me avion pranë pronares së tij. JOQ Albania
https://www.facebook.com/massimo.ceccarelli/videos/10216470255081655/?t=0