“Blxhoz me dashurinë”, Shivai ndjen probleme në zemër, ja ç’do ndodhë nesër


Kamini dhe Ranvir shkojnë në shtëpinë Oberoi por nuk mirëpriten atje. Kamini thotë se dëgjoi për divorcin e Anikës dhe Shivait. Pinki i thotë se askujt në këtë shtëpi nuk i intereson Anika. Kamini ka ardhur për të marrë Priankën. Prianka pranon të shkojë me Kaminin.

Shivai shkon takon Sahilin në shkollë para se ai të niset për udhëtim. Edhe Anika shkon të takojë Sahilin dhe e sheh atë me Shivain.

Ajo fshihet që Shivai mos ta shohë. Anika takon Sahilin pasi Shivai largohet. Kamini i thotë Priankës se do i japë vetëm trishtim që të h’kmerret ndaj familjes Oberoi. Ajo e krcënon mos t’i thotë Ranvirit dhe Shivait. Prianka frikësohet.

Një person i bërtet Shivait që ka lënë makinën në mes të rrugës. Shivai nuk ndihet mirë dhe i dhemb zemra. Anika e sheh nga larg dhe shqetësohet. Shivai largohet. Anika zihet me personin që i bërtiti Shivait. Ajo telefonon Rudën dhe i thotë të shohë Shivain se nuk është mirë.

Rudra hap derën e dhomës me forcë dhe e gjen Shivain në tokë. Doktori viziton Shivain dhe thotë se ai ka kaluar atak krdiak. Anika shqetësohet shumë për Shivain. Ajo i kërkon Rudrës që ta lërë telefonin e tij në dhomën e Shivait dhe e sheh atë nëpërmjet kamerës.

Rudra këndon dhe kërcen me Bavjan. Ajo e kupton që ka filluar të ndjejë për Rudrën. Bavja i thotë Rudrës të qëndrojë larg saj sepse martesa e tyre është gënjeshtër. Rudra i bërtet duke thënë që nuk ka asnjë interes që t’i afrohet asaj.

Bavja kërkon që ai ta lërë vetëm. Halla hedh diçka në lëngun e Omit. Gori thotë se nuk do lërë t’i ndodhë diçka Omit. Ajo hedh gotën me lëng por Om e kap atë. Halla i thotë Omit se e ka përgatitur lëngun specialisht për të.

Gori mundohet ta ndalojë Omin që të mos e pijë lëngun por ai nuk e dëgjon. Om e pi lëngun dhe bie pa ndjenja./revistawho