Anika kërkon ndihmën e Tias që të ndahet nga Shivai. Shivai pranon martesën e Ranvirit dhe Priankës. Pinki vazhdon t’i bëjë presion Anikës për t’u larguar nga shtëpia. Shivai i shpall Rudrën dhe Bavjan të martuar që t’i shpëtojë nga gangsterët. Anika gjen shkak për t’u zënë me Pinkin.
Ajo ndërhyn edhe në punët e Shivait që ai ta marrë inat. Anika ndalon Shivain të ndajë aksionet me Omin dhe Rudrën. Shivai nuk arrin ta kuptojë arsyen pse Anika po sillet keq me të.
Anika i tregon Omit dhe Rudrës që Shivai nuk është djali i Kaminit. Om dhe Rudra vendosin t’ja tregojnë Shivait por Anika i ndalon. Halla i ngre kurthe Omit që ta bëjë atë të ndihet fajtor për vde kjen e Ratanit.
Ajo tenton vetërvasjen dhe Om tronditet. Halla detyron Omin dhe Gorin të martohen me justifikimin se nuk e sheh dot dasmën e djalit të saj. Gori vendos të largohet nga shtëpia.
Ajo kthehet kur kupton se halla do që të hakmerret ndaj Omit. Om e keqkupton Gorin dhe mendon se ajo u kthye për para./revistawho.com