Bixhoz me dashurinë! Pinki kap mat Texhin me Zvetlanën, ja ç’do ndodhë të hënën


Ragni bën sikur është së murë. Anika i vjen në ndihmë dhe Shivait nuk i pëlqen kjo gjë. Texh e kalon natën me Zvetlanën dhe gënjen Xhanvin. Anika, Shivai dhe Om bëjnë një plan për të bashkuar Rudrën dhe Bavjan. Pinki i thotë Ragnit të qëndrojë natën në shtëpinë Oberoi dhe mendon se ky është shansi më i mirë që ajo të bëhet bashkëshortja e Shivait. Rudra ngec tek litarët. Anika, Shivai dhe Omi bëjnë sikur habiten dhe nuk mund ta ndihmojnë por ky ishte plani i tyre.

Vetëm Bavja mund ta ndihmojë Rudrën por ai nuk pranon. Rudra pendohet dhe i kërkon Bavjas ta lirojë. Bavja ndihmon Rudrën dhe kalon një çast romantik me të. Pinki sheh Texhin me një femër. Ajo bëhet kurioze. Ragni i kërkon Shivait të kalojnë kohë bashkë por ai e injoron. Shakti ndalon Pinkin para se ajo t’i thotë Xhanvit se pa Texhin. Texh kthehet në shtëpi dhe i tregon Xhanvit biletën që ajo të besojë.

Pinki bëhet dyshuese. Shivai dhe Anika zihen me njëri-tjetrin. Om dhe Rudra vendosin t’i bashkojnë. Kana i thotë Shivait se Anika ka ngecur në depo. Anika dhe Shivai takohen në depo dhe shikojnë një darkë romantike me qirinj. Ata e kuptojnë që këtë e kanë bërë Om dhe Rudra.