Bileta e vlonjatëve për Edin, e demokratëve për Lulin pa kthim për në Hollandë dhe betimi Monës për ngujim në Lalz


Për të parë, se çfarë do të ndodhë më 16 shkurt, duhet pritur dhe 7 ditë, mbasi sipas betimit të çiftit opozitar Basha-Kryemadhi, pas kësaj proteste, ose Rama do rrëzohet nga pushteti, ose Monika, do ngujohet në vilën e Lalzit me qenin “Roi”, me macen “Sasha” dhe burrin Ilir, ndërsa vetë anëtarët e PD, duhet t’i presin Lulit, biletën pa kthim për në Hollandë

Sipas deklarimeve dhe përbetimeve të përditshme e të përnatëshme, të çiftit opozitar Basha-Kryemadhi, protesta e 16 shkurtit, do largojë nga pushteti kryeministrin Rama dhe siç deklaron Petrit Vasili, jo për ta marrë pushtetin familjet Berisha, Metaj, Balliu, Basha, por vetëm për të shpëtuar shqiptarët nga kr.imi e korr.upsioni.

Aq shumë është ngulitur tek PD-istët e LSI-stët, se Luli e Mona do ta rrëzojnë Edi Ramëm më 16 shkurt, sa nuk po kërkojnë premtime e programe ekonomike nga dy shefat e tyre, por vetëm largim të Ramës dhe rikthim në pushtet të përbashkët, si në vitet 2005-2013, kur Berisha-Metaj bashkuan mandatet për 4 vite dhe krijuan “pushtet-mandatën” e HEC-ve, Gërdecit dhe 4 vik.timave të 21 janarit.

Në takimin me anëtarët e mbetur në PD-Vlorë, pasi Basha u dha “fjalën e burrit”, se më 16 shkurt do rrëzojë Ramën nga pushteti, deputeti Agron Shehaj, printoi tek “Call-Center” i tij, një biletë avioni simbolike me emrin e Edi Ramës, vetëm për ikje nga Shqipëria, me destinacion “P.S” (jo në kuptimin Partia Socialiste).

Ditën e enjte, në një nga emisionet televizive, ku doli për të shpëtuar Petrit Vasilin e Ylli Manjanin nga pra.ngat e korru.psionit, Dr. Monika Kryemadhi, deklaroi publikisht, se në datën 16 shkurt 2019, do rrëzohet Edi Rama nga pushteti, ose ndryshe, do iki ajo me Lulin dhe nuk do merret më me politikë.

Në takimin e zhvilluar në Ballsh, me anëtarët e partisë dhe naftëtarët, që i kërkuan statusin e premtuar në vitet 1994-2019 nga PD, PS e LSI, kur Lulzim Basha deklaroi, se më 16 shkurt do rrëzohet Edi Rama, naftëtarët i thanë: “Nëse je burrë, mbaje fjalën dhe largo Ramën, ndryshe ik ti”.

Sipas betimit të çiftit opozitar Basha-Krymadhi, pas 7 ditësh, Rama duhet të nis të 7-tat e rrëzimit nga pushteti, gjiththsesi, por nuk dihet, nëse këtë herë, Luli nuk e ka përëri me të qeshur si me çadrën, ndërsa Monika po bën si e egërsuar, siç bën sa herë e lënë pa “thela”.

Mos qoftë edhe kjo protestë, vazhdim i “çorbës” Basha-Rama, të 17 majit 2017 kur u hoq çadra dhe e pazarit të 24 korrikur 2017, kur burri i Monikës u gradua President, ndryshe, nëse këta nuk i shporr populli, tufën e hajdutëve Berisha, Rama, Metaj, Basha, Kyemadhi, do ta kemi në krye të shtetit edhe me riciklim të pasardhësve të tyre, duke u zënë si “qentë për kocka”./Pamfleti