Bie qeveria? Ja kush është ‘rilindasi’ që po këmbëngul Edi Rama për ta bërë Kryeministër


Ditën e sotme pritet të zhvillohet protesta e dytë, pas asaj të 16 shkurtit, nga opozita e bashkuar, e cila kushte kryesor ka largimin e Edi Ramës nga posti i Kryeministrit.

Dje opozita firmosi dorëzimin e mandateve, ndonëse ky veprim i tyre u shoqërua me dyshime të shumta, sa i përket vlefshmërisë së plotësimit të dokumentit.

Duke qenë se opozita synon largimin e Ramës, PS-ja do jetë e detyruar të hyjë në bisedime për gjetjen e një emri konsensual për kryeministër, për qeverinë e re tranzitore.

PS-ja dhe Rama mund të jap plotë emra, por rëndësi ka që opozita ta pranojë emrin e kryeministrit. Ndaj kanë filluar të qarkullojnë nëpër korridore politike se opozita mund të pranojë njërin nga këto emra për kryeministër: Pandeli Majkon, Anastas Angjelin, Ditmir Bushatin, Erjon Braçe, Mimi Kodhelin, Olta Xhaçkën ose Ogerta Manastirliu.

Burime nga PS thonë se Rama mund të insistojë për Erion Veliaj si kryeministër ose Anila Denaj, shkruan Koha Jonë.

Mësohet se opozita insiston për një kryeministër jashtë radhëve politike dhe të ketë konsensus nga të gjitha forcat kryesore politike. Pra një person me integritet dhe profesionist që do të mund të drejtojë qeverinë tranzitore për ti dhënë Shqipërisë një palë zgjedhje korrekte dhe të gjithë pranuara.