Bes Kallaku publikon videon tronditëse nga Vora


Të thirrur nga opozita me dhjetra e qindra qytetarë bllokuan sot disa akse kryesore rrugore në vend në shenjë proteste kundër vendosjes së tarifës për kalimin në Rrugën e Kombit.

Opozita nisi sot në orën 10:00 mosbindjen civile, ku bllokoi për mbi 2 orë disa akse kryesore të qarkullimit në rrugë, shkruan ShkodraNews.

Si pasojë nga ora 10:00-12:15 pothuajse i gjithë qarkullimi në Shqipëri u paralizua, kjo pasi 4 akset kryesore u bllokuan me protestues të opozitës.

PD dhe LSI bllokoi kryqëzimin e Milotit, i cili lidh Tiranën me Shkodrën, por edhe Rrugën e Kombit me Tiranën dhe Durrësin.

Gjithashtu u bllokua kryqëzimi i Çermës në Lushnje që bllokon lëvizjen në jug të vendit, kryqëzimi i Vorës dhe kryqëzimi i Bradasheshit në Elbasan.

Situata kaotike e krijuar në rrugë ka bërë që me qindra qytetarë të tjerë që ishin nisur për në punë apo destinacione të tjera të ngelnin për orë të tëra në trafik kilometrik.

PER VIDEON KLIKONI: KETU

Pamjet e krijuara nga vargu i automjeteve të bllokuara nga protestuesit në autostradën Durrës-Tiranë janë publikuar edhe nga aktori i humorit Bes Kallaku.

Në videon e publikuar nga Kallaku komentuesit janë ndarë në ata që e mbështesin protestën e të tjerë që kritikojnë ashpër bllokimin e rrugëve.