Berisha sulmon policinë :Duhet ta neutralizonin,jo ta eleminonin


Sali Berisha ka reaguar për vrasien e ekstremlstit grek Konstantinos Kacifau në fshatin Bularat të Gjirokastës. Ish kryeministri ka kritikuar Policinë e Shtetit duke e konsideruar si jo profesional operacionin e saj.

Pavarësisht se thirrjet për dorëzim zgjatën më shumë se 30 minuta gjatë shkëmbimit të zjarrit, Berisha mendon se efektivët duhet ta kishin nautralizuar, dorëzuar ose pIagosur.

Ish kryeministri thotë se vrasia e dikujt vjen pasi janë rezauruar dy të parat. Më tej ai bën thirrje për qetësi.

“Të dashur miq, dje një banor i Bularatit, anëtar në forcat e armatosura të Greqisë ka hapur zjar për motive ekstremlste edhe ndaj policisë. Natyrisht në çdo rast që hapet zjarr drejt policisë kësaj të fundit i lind e drejta ligjore të neutralizojë burimin e zjarrit.

Kur them të neutralizojë nënkuptoj me ketë dorëzimin e krlminelit që hap zjarr, pIagosjen e tij dhe së fundi edhe asgjeslmin e tij kur dy të parat janë ta pamundura.

Pavarësisht aktit të dënueshem që vuri në rrezik forcat e rendit, i shpreh ngushellime njerëzore familjes së viktlmës. Duke dënuar disa reagime zyrtare të Athines por edhe të Tiranës, që duan të përdorin rastin për qellime politike. Konsideroj të nevojshme një hetim të plotë dhe transparent të kësaj ngjarje.

Me këtë rast bëj thirrje për nderprejen e histerisë primitive antishqiptare në Athinë dhe asaj antigreke në Tiranë, që nuk i sherbejnë as të vertetës dhe as bashkëpunimit mes popujve dhe vendeve tona!”, shprehet Berisha.