Zgjedhjet e djeshme ne PD, provuan qartë, se Lulzim Basha nuk është kryetari i partisë së tij. Lista e drejtimit të Partisë Demokratike ishte thellësisht zgjedhje 100% e Sali Berishës.
E siç duket, Basha eshte dorezuar pa kushte ndaj Berishë dhe thjesht vazhdon të marrë një rrogë si kryetar.
Njerëzit më të besuar të Berishës, sot janë rekrutuar në drejtimin e partisë.
Futja e tropojanëve si Arben Ibro apo Sahit Dollapi, është qartazi ndërhyrje e Berishës.
Rikthimi në krye të Këshillit Kombëtar të Bujar Nishanit, në kundërshtim të Kushtetutës, është një kërcënim për Bashën dhe mbajtjen e çekanit tek koka e kryetarit falso.
Rifutja në lojë e Florian Mimës, gjithashtu është zgjedhje personale e Berishës dhe jo e Bashës!
Largimi i Ristanit, njeriut që i dhuroi kreun e Bashkisë Tiranë në 2011, duke hapur kutitë në KQZ, pasi Rama kishte fituar me 10 vota, nuk është mosmirënjohje e Bashës, por vendim i Berishës.
Për më tepër, futja në listë të gjithë klasën e Argita Malltezit, është një rast i papreçedentë në historinë politike shqiptare. Më poshtë po rendisim listën e Argitës në drejtimin e PD-së:
1- Jamarbër Malltezi, bashkëshorti,2- Ledina Mandi, shoqe klase,3- Dhurata Çupi, shoqe e katedrës tregtare Fakulteti Juridik,4- Enkelejd Alibeaj, shok i klasës Fakultetit Juridik,5- Gent Strazimiri, shok i Fakultetit Juridik,6- Enkelejda Sallaku, shoqe,7- Valentina Duka, shoqe dhe kolege,8- Lindita Metaliaj, shoqe