Ish kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje forcave të rendit të mos zbatojnë asnjë urdhër të zëvendës ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi, pasi sipas tij janë antikushtetuese.
Berisha ka deklaruar se emërimi i Lleshit është bërë në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit organik të Këshillit të Ministrave.
Deklarata e Berishës:
Së pari shqiptarët duhet ta dinë se jemi në kushtet e një grushtl shteti brenda shtetit, me asgjësimin e gjykatës Kushtetuese. Së fundi dua t’u them këtij gjenerali që nuk paraqitet kur e thërret presidenti, ai meriton vetëm një gjë, një dekret për ta zhvesh menjëherë. Në emërimin e tij janë thyer Kushtetuta, ligji organik i Këshillit të Ministrave, i cili përcakton qartë se çfarë ndodh kur nuk ka ministër.
Zëvendësministri nuk ka të drejtë të firmos asnjë akt qeveritar. U bëj thirrje forcave të rendit, të mos zbatojnë asnjë urdhër antiligjor, anti kushtetues, të një mercenarl të Edi Ramës.