Bëri shqiponjën, Eleni Fouriera shpërthen ndaj grekëve që e shanë: Racistë! Më bëtë të kem turp


Këngëtarja shqiptare Eleni Foureira, në festivalin europian të muzikës, Eurovision përfaqësoi Qipron.

Por teksa zhvillohej festivali, bashkë me përfaqësuesin e Shqipërisë, Eugent Bushpepa, bënë shqiponjën me duar.

Ky veprim i saj u kritikua nga mediat greke, duke bërë komente raciste.

Por Eleni në një intervistë të fundit ka reaguar ashpër ndaj atyre që e kritikuan, duke i quajtur racistë.

“Gjithë këto emisione më bënë mbeturinë vetëm që të nxirrnin ndonjë lajm kryesor, duke u mbështetur te disa lajme të pavërteta. Më shokoi shteti që unë dua, që kaq papritur të kthehen të gjithë kundra meje. Kjo më lëndoi më shumë. Asnjëri nga ata racistë që dikur më bënë të ndjej turp dhe të kem frikë të them se kush jam në të vërtet, nuk do më bëjnë të urrej Greqinë”, u shpreh Eleni. /a.y/noa.al