Befason Dashamir Shehi: Në këtë sallë jemi shumë njerëz që kemi vjedhur (Video)


Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në një seancë plebare ku po diskutohen amandamentet e opozitës, për Vettingun në politikë.

Në fjalën e tij, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi është treguar i ashpër, ndërsa tha se shumë nga personat që ndodhen në sallë janë kanë vjedhur dhe secili duhet të mbajë përgjegjësi për pjesën e tij.

“Të merremi me gjërat për të cilat kemi ardhur. Klasa politike merr përsipër të vetpastrohet dhe këtu nuk ka asgjë të keqe. Drejtësia juaj e cunguar ka të drejtë të na rishikojë sipas ligjeve të veta.

Në këtë sallë jemi shumë njerëz që kemi vjedhur. Në këtë sallë ka më shumë pasanikë sesa mund të ketë parlamenti i një vendi të varfër.” tha Dashamir Shehi.