BBC bën gafën e madhe që nuk kishte ndodhur kurrë (Foto)


Edhe më të mirëve në botë iu ndodhin in cidente gjatë transmetimit.

Kështu ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme tek BBC, ku gjiganti britanik ka raportuar buletinin e të premtes si të ishte për ditën e shtunë duke shkaktuar mjaft reagime kryesisht në rrjetet sociale.

Për shkaqe ende të paqarta, kur prezantuesja doli për të dhënë detajet mbi motin për ditën e sotme, pas saj u shfaq harta me të dhënat e ditës së djeshme.

Gabimet ndodhin, megjithatë kur bëhet fjalë për BBC, ato bien më shumë në sy./albeu