Autobusi me peshë 35 ton injoron limitin e peshës së urës prej 10 tonësh


Nëse një urë e vjetër përcakton limitin e peshës, do të ishte e mençur ta respektoni atë. Shoferi i këtij autobusi duket që mendonte ndryshe.

Ura e Kastorit në Arkansas ka një limit peshe prej 10 tonësh, me një korsi të bërë nga druri dhe është e ndërtuar në vitin 1949. As këto pika nuk e dekurajojnë drejtuesin e një autobusi të madh, që thuhet se peshon 35 ton, nga marrja e vendimit për të kaluar urën.

Një video e frikshme e ngarkuar në internet tregon se pezullimi i urës fillon të lëkundet në momentin kur autobusi fillon të kalojë. Gjërat pastaj duken edhe më ngusht kur autobusi arrin tek mesi i urës, duke formuar një kthesë të madhe që duket e mjaftueshme për ta ndarë urën në dysh

Ajo që është veçanërisht shqetësuese për kalimin është se shoferi i autobusit nuk ishte vetëm duke rrezikuar jetën e tyre, por edhe jetën e udhëtarëve. /IndeksOnline