Muaji i dhjetorit është shumë i dashur nga të gjithë, e krejt kjo për faktin se festat e fundvitit janë afër.
Me këtë rast shumë prej familjeve kanë filluar dekorimin e shtëpisë për fundvit, duke stolisur bredhin e vitit të ri, dhe vendosur dritat gjithandej nëpër shtëpi.
Vetëm pak ditë më parë, u publikuan imazhe nga Shtëpia e Bardhë duke treguar se si gjithçka ishte rregulluar për fundvit, ku këtë vit i ishte kushtuar më shumë kujdes ngjyrës së kuqe.
Përfundojnë dekorimet e Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë, Melania dhe Donald Trump zgjedhin të kuqen për festat e fundvitit
Një gjë të tillë e kanë bërë edhe familja e kryeministrit, Ramush Haradinaj, të cilët ditën e martë e kaluan së bashku duke dekoruar shtëpinë.
Ka qenë vetë bashkëshortja e kryeministrit, Anita Muçaj-Haradinaj, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit në InstaStory një fotografi të shtëpisë, duke treguar se si është atmosfera festive në ambientin e tyre të brendshëm.
Kështu është dekoruar shtëpia e kryeministrit Haradinaj për fundvit
Bredhi gjigant i bardhë i mbushur me drita është i vendosur në qendër, gjersa kanë zbukuruar edhe shkallët me figura të ndryshme.
Anita më pas ka hedhur në InstaStory edhe një tjetër fotografi, duke treguar se ka gatuar biskotat e fundvitit për më të dashurit e saj.
Biskota me forma të ndryshme si arinjtë dhe drerët janë detaji që ajo është kujdesur të mos u mungojë biskotave që ajo ka bërë për familjen e saj.