Artan Hoxha: Si u lidha me fisin Bajri, ndërrova 3 makina deri në Shkodër


Gazetari investigativ Artan Hoxha, para disa muajsh arriti të realizojë një intervistë ekskluzive me Safet Bajrin, njëri prej pjestarëve të grupit Bajri, i konsideruar si personi më i kërkuar i poIicisë Belge.

Hoxha shpjegon dhe rrëfen peripecitë që iu deshën për të realizuar intervistën me Safet Bajri.

Ai thotë për Top Story:

Mu desh që së pari ta identifikoj se ku ndodhet, në çfarë zone ndodhet dhe së dyti të kërkoj kontakt, ta marr në intervistë në një ambient dhe në një situatë ku ai nuk rrezlkonte arrestlmin nga policia. Kam shkuar në Shkodër, kam ndërruar 3 makina për të shkuar, dhe kur kam mbaruar intervistën nuk jam kthyer në Tiranë, ika në Mal të Zi, u ktheva pas 3 ditësh në Tiranë.”