Artan Hoxha: Për 21 Janarin ka prova të reja


Për 21 janarin ka prova të reja. Kështu u shpreh gazetar Artan Hoxha, i ftuar në studion e lajmeve të Ora News me gazetaren Beti Njuma.

Hoxha tha se hetimi dhe gjykimi i kësaj çështje janë bërë qëllimisht për të dëmtuar rezultatin e vërtetë të kësaj ngjarje.

“Nuk mendoj se serveri ka provat kryesore, por ka prova të rëndësishme për hetimin. Unë mendoj se hetimi dhe gjykimi i kësaj çështje janë bërë qëllimisht për të dëmtuar rezultatin e vërtetë të kësaj ngjarje”, u shpreh gazetari Hoxha.

Beti Njuma: Mendoni ju se ka prova të reja?

Artan Hoxha: Sigurisht që ka prova. Kemi një ngjarje që dimë vetëm dy nga vik timat kush i ka vr arë. Dimë që Agim Llupo ka qëIIuar mbi Ziver Veizin dhe Ndrea Prendi ka qëIIuar mbi Faik Myrtajn. Ne kemi dy autorë, dhe nuk janë dy gardistë të zakonshme. Ka qëIIuar komandanti i Gardës dhe shefi i shtabit të batalionit special, që prezumohen dy drejtuesit më të stërvitur, më të aftë për të përballuar një trysni të tillë.

Ndërkohë vr asja e Hekurn Dedës që për mua është shumë e qartë, pamjet filmike dëshmojnë qartë kush e vr et Hekuran Dedën. Jam skandaIizuar kur prokuroria nuk ka arritur ta provonte. Vr asja e Aleks Nikës, po ashtu është e provuar kush e ka vr arë. Duhej vetëm një eksperiment i thjeshtë hetimor që të provonte, gjë të cilën e kanë bërë agjenci të huaja, të cilat e kanë bërë për llogari të vet. Mua më ka shqetësuar mënyra sesi ata që organizuan 21 janarin, pra mënyra si shpejtuan ta devijonin hetimin dhe të arrinin në disa vendime gjyqësore që sot është vështirë të kthehen.

Hoxha tha se kjo ngjarje është një kr im shtetëror i dokumentuar.

Artan Hoxha: Tetë vjet nga ajo ngjarje ne nuk kemi ndëshkim të autorëve fizikë, nuk po themi të urdhëruesve. Kjo është një padrejtësi e madhe. U është premtuar drejtësi. Kjo është një ngjarje aq e dukshme, është një kr im shtetëror i dokumentuar. Kur organizatorët dhe urdhëruesit kishin fshehur ekz ekutorët. Në çdo ngjarje ku është e përfshirë politika nuk do zbardhet. Por në këtë rast ne e dimë se kush e bëri.