Arta Marku nis lëvizjet për të ‘fundosur’ Adriatik Llallën, ngre në këmbë autoritetet gjermane


Prokuroria shqiptare kërkon informacione nga drejtësia gjermane për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Gati 1 vit pasi Llalla ka dorëzuar detyrën e kryeprokurorit, Prokuroria i dërgon një letërporosi autoriteteve gjermane.

Shqiptarja.com ka mësuar se prokuroria kërkon informacion lidhur me hyrje-daljet e Llallës në Gjermani, dhe nëse Llalla ka pasuri në shtetin gjerman. Ish-kryeprokurori jeton në qytetin Bremen të Gjermanisë bashkë me familjen e tij.

Informacionet për Llallën kërkohen nga prokuroria e Krl.meve të Rënda, në kuadër të hetimeve “pastrim parash”, “refuzlm të deklarimit të pasurisë”, “mosdeklarim”, “fshehje ose deklarimi i rremë i pasurisë”, “Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi”, “Pastrimit të produkteve të veprës penaIe“ dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Ndërkohë që në 23 korrik të këtij viti, Krl.met e Rënda sekuestruan 1 miliardë lekë pasuri të ish-kryeprokurorit, masë kjo që është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit për Krl.met e Rënda, pas kontestimit të Llallës.

Llalla i shpëtoi procesit të Vettingut, pasi paraqiti dorëheqjen nga sistemi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ndërkohë që Departamenti i Shtetit ndaloi publikisht hyrjen e Adriatik Llallës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara, me argumentin se “ka informacione për përfshirje të tij në raste domethënëse korrupslonl”.