Arrati spektakolare ka bërë i riu Mikel Kasa i cili u zhduk sot nga ambientet e Gjykatës së Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40, raporton noa.al duke cituar burime në vendngjarje.
Mikel Kasa ishte në pritje të vendimit nga togat e zeza, kur u largua me vrap sapo u shpall që të vijojë qëndrimi i tij në burgim.
Për akuzën “trafikim të lëndëve narkotike”, ndaj Kasës ishte përcaktuar pesë vjet burg, por në vendimin e sotëm, kjo masë dënimi është ulur me tre vjet e katër muaj heqje lirie, për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Kasa u ka ikur nga duart efektivëve të policisë, por tashmë do të përballet edhe me një akuzë tjetër.
Kujtojmë që pak kohë më parë një rast i ngjashëm ndodhi edhe Gjirokastër, kur 24-vjeçari Saimir Ahmeti, u arratis nga tualeti i gjykatës pak momente para se të njiheshe me vendimin.
Ahmeti i akuzuar për “përndjekje” është larguar me shpejtësi në momentin kur njëri prej efektivëve të policisë që e shoqëronte për në sallën e gjyqit tentoi ta prangosë.
Saimir Ahmeti kërkoi të dalë nga salla e gjyqit për nevoja personale dhe u nis për të shkuar në tualet, por me t’u futur brenda, u zhduk nga dritarja.
Pas një kërkimi policor prej mëse dy orësh ai u gjet i fshehur nën një pusetë.