Moderatoret e njohura Arbana dhe Xhemi nuk janë vetëm kolege që punojnë në të njëjtin televizion, por prej vitesh janë edhe mikesha shumë të ngushta me njëra-tjetrën.
Nesër Xhemi feston ditëlindjen dhe Arbana që sot ka nisur të postojë kujtime me mikeshën e saj. Por në të gjitha fotot që Arbana ka postuar Xhemi shfaqet ose pa mendje ose duke ngrënë.
“Numërimi mbrapsht për ditëlindjen e Xhemit me disa nga kujtimet më të mira nga viti i kaluar. Ku e rëndësishme ka qenë të kem dalë unë mirë sigurisht”, shkruan Arbana e cila pas publikimit të këtyre fotove ka marrë një mesazh nga Xhemi.