Aprovohet hekurudha Shqipëri-Greqi, Evropa gjen 845 milionë euro


Me një ceremoni në Kostur, Greqinë veriore, ka nisur zyrtarisht projekti për ndërtimin e një linje hekurudhore 130 km që lidh qytetin e Follorinës në Greqi me qytetin shqiptar të Pogradecit, në bregun jugor të liqenit të Ohrit.

Projekti po financohet me ndihmën e një granti prej 845.7 milionë euro nga Bashkimi Evropian. Ky projekt i linjës së përzier të trafikut do të rrisë kapacitetin e infrastrukturës ndërkufitare në transport dhe do të kontribuojë në ruajtjen e burimeve natyrore. Linja do të kalojë përmes kalimit kufitar Kristallopigi (Kapshticë) – Bilisht, i cili aktualisht është kryqëzimi kryesor i trafikut midis Greqisë veriore dhe Shqipërisë. Linja do të jetë çelësi për lidhjen e portit grek të Selanikut me portin shqiptar të Durrësit, Malit të Zi dhe Serbisë, duke forcuar lidhjen midis Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Qendrore.

Studimi paraprak i projektit ka një afat prej dy vjetësh. Ai do të analizojë të gjithë opsionet, do të kryejë një analizë teknike dhe financiare dhe do të vlerësojë ndikimet mjedisore. TIRANA TODAY