Antlshqiptari i shpallur ‘Non Grata’, pjesë e protestave për Teatrin. Zbulohen fotografitë


Ky që shikoni në këto foto quhet Vasileios Kalyvas, një nga antlshqiptarët më të zellshëm dhe më aktivë, gjë që duket mjaft qartë edhe në profilin e tij në Facebook.

Kalyvas është shpallur ‘Non Grata’ në vendin tonë, por në disa foto të zbuluara së fundmi, rezulton se ky shtetas, jo vetëm që hyn e del sa herë i do qejfi në vendin tonë, por ai shikohet të ketë qenë i pranishëm në një nga protestat e zhvilluara në Tiranë kundër Prishjes së Teatrit Kombëtar.

Mësohet jo zyrtarisht se, ky shtetas disponon dy pasaporta, njërën prej të cilave e përdor për të hyrë e për të dalë nga Shqipëria, edhe pse i shpallur ‘Non Grata’ nga shteti shqiptar.

Ky antishqiptar ka qenë në krye të kortezhit që shoqëronte truipn e Konstandinos Kacifas në Bularat të Gjirokastrës, ku mjafton të shohësh videot e publikuara në media të ndryshme, ai është një nga personat më aktivë që lëshon një sërë thirrjesh kundër shqiptarëve si: ‘Zj arr qe nve shqiptarë’, ‘Gja ku na thërret, të dj egim shqiptarët’. Por, që nuk munguan as thirrjet kundër gazetarëve shqiptarë të pranishëm në këtë ceremoni, ku sikurse shihet, është pikërisht ky ‘mbrojtësi i Teatrit’, që bërtet mbi të tjerët.

Lind pyetja: Vallë ç’kërkon një antlshqiptar si ky në Tiranë duke protestuar kundër prishjes së Teatrit Kombëtar?

Për më tepër shikoni këto pamje nga emisioni ‘360 gradë, të gazetarit Artur Zheji në ‘Ora News’ dhe binduni vetë: