“Anëtarët e PD tentojnë të përçajnë protestën, studentët god;ten me çelësa, shuplaka dhe grushte”


Ditë e sotme studentët përzunë nga turma pedagogun e Shkencave të Natyrës, Jani Marka, kur ky i fundit mori fjalën.

Lëvizja për Universitetin ku bën pjesë edhe Marka, ka sqaruar të gjithë ngjarjen.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Lëvizja për Universitetin ja ka vënë gishtin anëtarëve të forumit të Partisë Demokratike.

Sipas tyre, rru.gaçët partiakë, prej tre ditësh kanë dhu.nuar studentë dhe anëtarë të Lëvizjes për Universitetin, duke i godtiur me çelësa, shuplaka, grushte, si dhe duke i tërhequr nga fIokët.

Lëvizja për Universitetin i ka bërë thirrje partive politike, që të ndalin veprimet përçarëse ndërmjet studentëve.

Ndërkohë në lidhje me akuzat se nuk janë lejuar banorët e ‘Astirit’ të marrin pjesë në protestë, Lëvizja për Universitetin është shprehur, se kjo gënjeshtër u zbulua shpejtë, si pasojë e mungesës së fakteve.

Postimi i plotë

Lëvizja Për Universitetin deno,ncon dhun.ën e ushtruar nga rrugaçët partiakë! Sot, për të tretën ditë radhazi, studentë dhe veprimtarë të Lëvizjes Për Universitetin janë suImuar flzlkisht, kërcënuar dhe ofenduar nga rrugaçë partiakë.

Godltje me çelësa, tërheqje nga fIokët, shkelma, shuplaka dhe grushte, janë format kryesore të dh.unës me të cilat të rinjtë janë përballur. Të paktën 12 raste suImesh të tilla nga keqbërës të partive janë evidentuar gjatë këtyre ditëve, prej të cilave, shumica e të cenuarve kanë qenë vajza.

Në pjesën më të madhe të këtyre rasteve, agresorët kanë qenë të forumeve të Partisë Demokratike. U bëjmë thirrje strukturave drejtuese të PD-së, si dhe kryetarit Lulzim Basha, që të tërhiqen nga aktet e dh.unës dhe metodat e tjera që synojnë intimidim dhe përçarje. E njëjta thirrje vlen edhe për drejtuesit e partive të tjera, për të ndalur dhe për t’u distancuar nga çdo formë dhune apo presioni.

Në fakt, studentët në protestë para Ministrisë së Arsimit po përballen me një fushatë të koordinuar dezinformimi dhe orvatjesh për t’i përçarë. Lëvizja Për Universitetin u bën thirrje të gjitha partive politike që të ndalin veprimet përçarëse ndaj studentëve.

Edhe më fort se nga ne, thirrja për mospërfshirjen e partive vjen nga mijëra studentë njëzëri. Janë ata që e kanë kuptuar se partitë kanë vetëm një interes: përçarjen e studentëve dhe instrumentalizimin e protestës për agjendat e tyre. Përmes shpifjeve të përhapura nga disa kanale dhe në disa nivele është tentuar të përhapet edhe gënjeshtra sikur Lëvizja ka penguar protestues të “Astirit” që t’u bashkoheshin protestës.

Jo vetëm që kjo gënjeshtër u zbulua nga mungesa e fakteve që lidhin studentët e Lëvizjes me rastin në fjalë, por edhe vetë akuzuesit kanë pretenduar më vonë përmes fotove se bëhej fjalë për ndonjë veprimtar partiak që nuk e lidh asgjë me ne. Gjithashtu, dënojmë çdo akt dh.une apo nxitje për dhunë nga militantët e partive. Këto dy ditë, studentë të Lëvizjes, vajza dhe djem, janë bërë objekt i një sërë suImesh fizike nga rrugaçë partish politike. Mbrojtja jonë e vetme ka qenë masa studentore që në çdo tentativë na ka dalë në krah. Protesta e studentëve ka vetëm një objektiv qendror: pranimi pa kushte i kërkesave themelore të studentëve, çka nuk lë hapësirë për negociata.