Amerikanët nuk tërhiqen: Ja si do godasin pushtetarët e korrupttuar në fillim të 2019-es


Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar reprezalje në politikën shqiptare. Pas deklaratës së zv/ambasadorit Daniel Koski, edhe vetë Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të qartë se nuk do ketë asnjë tolerim ndaj të korr-uptuarve në administratë dhe politikën shqiptare.

Senati amerikan ka vulosur planin e asistencës për Shqipërinë gjatë vitit 2019 dhe fokusi kryesor është reforma në drejtësi e lufta ndaj korr-upsionit. Sipas një dokumenti të DASH, amerikanët vitin që vjen do të akordojnë rreth 6.5 milionë dollarë fonde, një pjesë e të cilave do shkojë për SPAK dhe BKH.

Ambasadorë, eurodeputetë dhe zyrtarë të lartë gjithmonë kanë kërkuar ngritjen e SPAK, por asnjëherë nuk ka pasur një datë fikse për ngritjen e saj. Por së fundmi janë dhënë sinjale se viti 2019 do sjellë goditje në nivele të larta. ‘Sot’ ka bërë të ditur sot se është zhbllokuar KLP, ndërkohë që dhe për amerikanët viti 2019 do sjellë zyrtarizimin e SPAK.

“SHBA do të ndihmojnë në ngritjen e Strukturës së Posaçme Antik-orrupsion, në rritjen e kapaciteteve të prokurorëve, gjykatësve e hetuesve për zbulimin, hetimin dhe ndiekjen penale të korrupslonit të nivelit të lartë. Do të ketë asistencë në krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili do të mbikëqyrë punën e prokurorëve në zbatim të standardeve etike dhe profesionale.

Me anë të trajnimit dhe mbikëqyrjes së specializuar, fondet do të mbështesin krijimin dhe vënien ne punë të Byrosë Kombëtare të Hetimit për luftën ndaj krlmit të organizuar dhe korrupslonit”, thuhet në një dokument të DASH. Po ashtu më tej bëhet e ditur se do të punohet fort që reforma në drejtësi të zbatohet deri në fund. “Këto programe do të ndihmojnë menaxhimin, trajnimi, politikat dhe reformën institucionale në sektorin e drejtësisë dhe rendit ligjor”, thuhet aty.

Bie plani PD-LSI

Fakti që amerikanët e kanë fokusin te lufta ndaj korrupslonit, ngritja e SPAK dhe zbatimi i reformës, tregon qartë se qëndrimi amerikan nuk ka ndryshuar. Shpresat e PD dhe LSI ishin se me largimin e ambasadorit Donald Lu ambasada do ndiqte një tjetër politikë. Madje Basha propozoi zhbërjen e reformës dhe nisi lobimet për të godltur Donald Lu, duke e akuzuar si të lidhur me Soros. Me këtë dokument i gjithë plani i opozitës bie totalisht.

SHBA do të punojë fort që SPAK e BKH të ngrihen, ndërsa më pas do të ketë luftë ndaj korrupslonit. Gazeta e ka thënë se godina e Byrosë Kombëtare të Hetimit është gati, ndërsa SPAK do jetë te godina e Krlmeve të Rënda. Pra ambientet janë siguruar dhe ajo që nevojitet janë vetëm pajisjet që do të sjellë FBI dhe Bashkimi Europian. Ndryshe nga sa politika shqiptare po përpiqet që të vonojë sa më shumë SPAK dhe BKH, për amerikanët vitit 2019 do të sjellë ndryshime të shumta në vendin tonë.

Plani është që rreth muajve janar ose shkurt SPAK dhe BKH të jenë gati. Fillimisht do ngrihen KLP e KLGJ dhe më pas menjëherë nisi ngritja e SPAK. Më herët ishte zv/ambasadori amerikan që bëri një deklaratë të fortë, ndërsa tani e mbështet dhe DASH. Kjo tregon se era e arrestlmeve po afron.