Amerika s’e ndal dorën, do ta ndihmojë ushtrinë e Kosovës edhe me “blsha” të tjera


Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të pajiset edhe me 27 autobIinda tjera të tipit “HMMWV”.

Ditëve të fundit në Forcën e Sigurisë së Kosovës ka ardhur një kontingjent prej 24 automjeteve të bIinduara amerikane të tipit “HMMWV”, shkruan Lajmi.net.

Këtë e ka konfirmuar Ibrahim Shala, zëdhënës i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Shala ka thënë për Lajmi.net, se këto automjete ushtarake janë blerë nga buxheti i Kosovës, mirëpo nuk ka treguar vlerën e tyre.

Tutje, Shala ka treguar se FSK-ja do të pajiset edhe me 27 automjete të tilla në fillim të vitit 2019.

“Ky kontingjent është nga kontrata e blerjes kurse në fillim të viti të ardhshëm do të vije kontingjenti tjetër prej 27 HMMWV që është donacion nga SHBA-të”, ka treguar Shala.

Ndryshe në korrik të këtij viti, Qeveria e Kosovës kishte nënshkruar kontratë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për blerjen e 51 autobIindave të tipit “HMMWV”, por as Qeveria nuk ka bërë të ditur vlerën e kësaj kontrate.