Ndonëse është një ndër personazhet më të dashur dhe të njohur në vendin tonë, Alketa Vejsiu ka zgjedhur të mbajë larg vëmendjes së publikut jetën e saj private.
Për shumë vite me radhë, në rrjetet sociale nuk gjendej as edhe një foto e vetme familjare e moderatores së njohur (të paktën ku të dalloheshin fytyrat e tyre) dhe një gjë e tillë sigurisht që ka shtuar edhe kuriozitetin e publikut për të ditur diçka më shumë rreth bashkëshortit, fëmijëve të saj, përditshmërisë së saj apo edhe fëmijërisë.
Në një intervistë të para pak kohëve për revistën ‘’WHO’’ moderatorja e njohur tregoi se asgjë nuk ka qenë e lehtë, dhe se i është dashur të bëjë shumë sakrifica për të qenë aty ku është sot. Në finalen e para pak ditëve të ‘’Dance with me”, ajo mbajti një monolog mbi ëndrrat dhe dashuritë, të cilin vendosi ta publikojë me pjesë në profilin e saj në Instagram. Videot kanë mijëra pëlqime dhe shumë komente.
Ndërkohë në një prej tyre , një komentuese i shkruan Alketës: “Po ti ke lekun mi zemër, mirë është ajo që thua, por ti e di shumë mirë që pa lekë nuk mund të shkosh dhe s’mund të bësh asgjë”.Pasi lexoi këtë koment, Alketa zgjodhi të mos heshtte, por t’i tregojë asaj dhe shumë ndjekësve të tjerë vështirësitë që ka kaluar për të arritur ku është sot.
“Unë e kam nisur pa asnjë kacidhe. Përzieja 5 shishe shamposh në përfundim, që të kisha mundësi të lahesha e të me vinte floku erë të mirë. Kam punuar 14 vjeç me plumbat që më fluturonin në majë të kokës se ishte luftë në Shqipëri. Po, po, e marrosur, i ikja mamit 14 vjeç për të shkuar në Radio. Ja kjo ishte ëndrra ime. Për këtë po flas. Paratë janë rezultat, s’mund të jenë motiv”,përfundon ajo.