Koreografi i njohur Albi Nako është transferuar në Itali, në televizionin e njohur Rai. Në llogarinë e tij në “Instagram” ai ka hedhur një foto ku lutet që fati të jetë me të.
Por vëmendjen më të madhe nga reagimet e morën dy komente, ai i ish-bashkëshortes Klaudia Pepa dhe i balerinës Alba Hoxha, e cila prej kohësh është përfolur se është në një lidhje me Albin.
“Paç fat!”, i shkruante Klaudia, ndërsa nga ana tjetër, Alba i komentoi: “Domethënë na le?”.
Ndërkohë koreografi të dyjave ua ka kthyer komentin me emoji, pa asnjë fjalë!