Nuk është hera e parë që artistët pjesëmarrës në ”Kënga Magjike” shprehen të pakënaqur rreth mënyrës së përzgjedhjes së vendit të parë, votimit të hapur mes që shpeshherë ngjan me ”larje” borxhesh njëlloj siç bëjnë disa shtete në Eurovision, apo edhe problemeve teknike që ndikojnë në performancën e tyre, siç ishte rasti i MC Kreshës vjet.
Mirëpo kurrë më parë, askush nuk kishte guxuar të përmendte emra konkretë klanesh mes këngëtarëve, të paktën deri më dje, ku Albërie Hadërgjonaj shp ërtheu hapur ndaj Aurela Gaçes dhe Flor Mumajesit.
E ftuar në ”Oxygen”, ajo u shpreh e pakënaqur nga mbështetja që u bëhet dhe su lmoi edhe artistë e tjerë. “Unë nuk kam shkuar te “Kënga Magjike” sepse, pa fyer asnjë këngëtar, Aurela Gaçe shkon dhe merr 5 këngëtarë që këndojnë te lokali i saj, 4-5 shokë, edhe pak respekti dhe fiton. Flori Mumajesi ka konkurrent 5-6 këngëtarë që u kompozon këngët dhe fiton, normal. Si do të fitoj unë? Është mes miqve.
Nuk ka asgjë të keqe se unë ata i kam miq dhe i dua shumë, por dua të them nëse Aurela Gaçe është te “Kënga Magjike”, s’kam çfarë kërkoj unë. Jo se ajo ka këngën më të mirë, por ka 5 këngëtarët e vet. Normalisht që është artiste e jashtëzakonshme.
Edhe Flori këtë vit kishte 5-6 kompozime të vetat dhe të gjithë ata i dhanë pikët maksimale. Unë si artiste s’mund t’u kërkoj këngëtarëve të më votojnë. Është s kandal. Unë s’kam frikë askënd. Kush këngëtare do të vijë, të përballet me zë, me këngë, me të folur, me të veshur, me shkrim, me lexim me çfarë të duan, nuk frikësohem.”-u shpreh ajo. Na duket ne apo është pak xheloze Albëria.