Është një nga aktorët më të dashur dhe më popullorë shqiptarë, falë komedive zbavitëse por edhe karakterit të tij pa komplekse.
Falë komedive “Një baba tepër”, “Gjithë fajin e ka paraja”, “Pesha e gruas sime”, “Pushime në Romë” Sejfulla Myftarit, ose i njohur Cekja i Beratit, do të mbesë gjatë në memorien e publikut shqiptar.
Megjithatë, në një intervistë për revistën “Story”, aktori ka folur për herë të parë për martesën e e tij 40-vjeçare.
Cekja i ka habitur të gjithë kur ka pranuar se e ka tradhtuar bashkëshorten, duke deklaruar se pasur të dashura, ndërkohë që ka qenë i martuar.
Aktori ka rrëfyer se:
E di që do të botohet kjo që po deklaroj, por po, kam pasur femra jashtë martese”.
Ai është personazhi i parë publik që ka bërë një deklaratë të tillë, por pavarësisht lajmit të papritur, Cekja vazhdon ende të jetë i martuar me të njëjtën grua, me të cilën ka tre fëmijë.