Tashmë është bërë publike se Rudina Dembacaj dhe Agron Llakaj nuk kanë më komunikim me njëri-tjetrin, pas largimit të aktores nga “Al Pazzar”. Në “Thumb”, Rudina i ka dhënë përgjigje pyetjes nëse do ta ftonte Llakajn në emisionin e saj.
Ajo ka thënë se edhe nëse do bëhej fjalë për miliona euro, kurrsesi nuk do ta ftonte atë.
“Unë gjërat që kam brenda, i nxjerr jashtë shumë kollaj. Unë nuk shkel mbi personalitetin tim, sepse unë kam një kokë maloku. Edhe nëse do bëhej fjalë për miliona euro, nuk do e ftoja. Nëse do bëhej fjalë për ndonjë bum suksesi, që të rrija gjithë jetën time në Maldive, ndoshta edhe do ta ftoja”, tha Rudina duke qeshur.