E djeshmja mesa duket ka qenë dita e ditëlindjes së VIP-ave. Sokol Balla festoi 45-vjetorin e lindjes.
Ama edhe një tjetër personazh shumë i dashur për ekranin shqiptar ka festuar dje ditën e lindjes, shkruan ShkodraNews.
Po flasim për Arbana Osmanin. Moderatorja e njohur e disa spektakleve në Top Channel ka lindur më 7 maj 1983. Pra Arbana ka festuar 35-vjetorin e lindjes.
Paçka vitet ikin, Arbana vijon të jetë shumë e freskët dhe në formë.
Moderatorja aktualisht po drejton emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, i cili shfaqet çdo të shtunë në ekranin e Top Channel.